Shqir Totaj takon SHKA “Agimi”: Mbështetja për kulturën nuk bëhet veç me fjalë, por me punë konkrete
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtor të tij, kanë zhvilluar një takim të përzemërt me kryesinë e Shoqërisë Kulturo Artistike “Agimi” si me dhe një pjesë të valltarëve të kësaj shoqërie.
Në takim, është vlerësuar lartë kontributi i kësaj shoqërie për ruajtjen dhe kultivimin e traditave shpirtërore të Prizrenit. “Angazhimi i juaj e mban gjallë traditën e mrekullueshme të Prizrenit. Me shpirtin tuaj plotë entuziazëm, shoqëria ”Agimi” është djepi i trashëgimisë kulturore të qytetit tonë. “ – ka thënë Shaqir Totaj para të pranishmëve dhe më pas u ka premtuar se me fitoren e PDK-së dhe ate falë edhe përkrahjes suaj, “Kultura do të jetë e përkrahur vazhdimisht. Fokusi ynë do të orientohet në mbështetje për shoqatat emblematike të Prizrenit, ku zë vend të merituar edhe ShKA “Agimi”.
Me qeverisjen tonë fillon agimi i ri për kulturën e trashëgiminë folklorike të Prizrenit. Gjithashtu do të bëjmë përpjekje që me përkrahjen tonë kultura e Prizrenit të prezantohet në gjithë botën përmes “Agimit”” Totaj në vazhdim të fjalës së tij ka theksuar se do të ndihmohen dhe përkrahen edhe individët, që punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Përkrahja e komunës me fitoren e PDK-së do të jetë e fokusuar për të gjithë mbrojtësit dhe kultivuesit e përhapësit e trashëgimisë kulturore pa dallim komunitesh e besimesh, sepse komunitet në Prizren janë thesar dhe pasuri me vlerë për qytetin tonë të bukur.
Bashkë për Prizrenin.