Prioritetet e Kandidatit për Kryetar Shaqir Totaj, për Prizrenin

Totaj ka vënë theksin në top tri prioritetet gjatë një interviste në një medium, përveç shumë punëve të tjeta që do realizoj, ai tha se, më kryesoret janë, -ridizajnimi i trafikut urban, -debllokimi i rrugës tranzitore e cila është bllokuar nga një shtepi me vite dhe investimi në hapësira të gjelbërta.

“Kemi disa prioritete sa i përket projekteve dhe programit. E para do të jetë arsimi, do të kemi një proces transparent të zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, do të punojmë në digjitalizimin e shkollave dhe rritjen e sigurisë etj. Po ashtu do të kemi një fokus tek infrastruktura, kemi një kaos të trafikut urban, do ta bëjmë një ridizajnim të trafikut urban. Po ashtu planifikojmë edhe ndërtimin e hapësirave të gjelbërta, një shteg për biçikleta”

Prizreni ka qenë qyteti më i pastër në anketën e GIZ, por ka patur një rënie në katër vitet e fundit. Në fokus po ashtu do të kemi edhe ekonominë. Komuna do të krijojë klimë të përshtatshme për bizneset, do të bëjmë funksionalizimin e zonës ekonomike. Kemi në plan krimin e një fondi vetanak nga komuna i cili përkrah idetë e reja. Fondet komunale janë afërsisht 100 milion për katër vite. Brenda një mandati do ti realizojmë tre projekte serioze. Një, ridizajnimi i trafikut urban, e dyta debllokimi i rugës tranzitore e cila është bllokuar nga një shtepi me vite e treta është investimi në hapësira të gjelbërta” deklaroi Totaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *