Iskam Ukimeri: Pas rikthimit të PDK-së në pushtet, jo vetëm Caparci, por të gjitha fshatrat e Komunës së Prizrenit, do ta ndjejnë dorën e pushtetit për mbështetje institucionale
Mbrëmë, bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës z. Shaqir Totaj, si dhe me bartësin e listës z. Kujtim Gashi, ishim në familjen e madhe Thaçi në fshatin Caparc.
Mua me Caparcin më lidhin shumë gjëra, përveç si regjion prej nga gravitoj, unë jam edhe nip i fisit Thaçi nga fshati Caparc.
Ky fshat, ka vendosur unanimisht që me 17 tetor, ta votoj z. Shaqir Totaj për Kryetar Komune, ndërsa mua me numër 4 të më votojnë për Kuvendar të ardhshëm të Komunës së Prizrenit.
Fshatin Caparc, sa i përket investimeve, pushteti aktual i udhëhequr nga VV dhe Kryetari Haskuka, e ka lënë komplet pas dore dhe në harresë. Ndërsa pas rikthimit të PDK-së në pushtet, pas 17 tetorit, jo vetëm Caparci, por të gjitha fshatrat e Komunës së Prizrenit, do ta ndjejnë dorën e pushtetit për mbështetje institucionale.