Shaqir Totaj në Ortakoll të Prizrenit: Rinia është e sotmja dhe e ardhmja, do krijojmë Fondin për fuqizimin e rinisë së Prizrenit
Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga Shefi i Shtabit Kujtim Gashi dhe 10 kandidatet për Kuvend Komunal të Rinisë Demokratike, takuan grupin e Rinisë Demokratike të Prizrenit, para të cilëve shaplosën programin qeverisës për rini, kulturë dhe sport.
“Rinia është energjia, entuziazmi dhe motivi i punës sonë, rinia na jep jetë dhe dëshirë për të udhëhequr qytetin tonë më mirë, me dinjtet, integritet dhe të e bëjmë Prizrenin qytet të mundësive për rininë, fëmijët e nipërit tanë.” – u shpreh Totaj para të rinjëve entuziastë.
Të rinjtë e Prizrenit shprehën entuziazmin dhe gatishmërinë të mobilizohen në përkrahje të Shaqir Totaj për Kryetar dhe listës fituese të PDK-së, pasiqë ata shofin potencialin e duhur tek PDK-ja të adresojnë kërkesat e tyre dhe besojnë në zotimet e Kandidatit për Kryetar Shaqir Totaj, i cili u premtoi atyre se do të jenë të përfaqësuar dhe zëri i tyre do të dëgjohet në institucionet e Prizrenit, në qeverisjen e tij.
“Prizreni ka rini të talentuar, por të cilës i ka ka munguar fokusi i komunës gjatë kohës së Haskukës. Neglizhenca e mos interesim i autoriteteve lokale do të marrë fund me 17 tetor. Sepse gjatë qeverisjes sonë do të krijojmë Fondin për të fuqizuar e përkrahur rininë e Prizrenit. Atyre do t’u ofrojmë mundësitë e munguara duke e rifunksionalizuar Qendrën Rinore si hapësirë e domosdoshme për nevojat e rinisë, suke krijuar Kartën e Vullnetarëve dhe hapësira të veçanta ku rinia do punoj, do shpreh kreativitetin dhe talentin.”- u zotua Totaj para rinisë në Ortakoll.