MË FAL MOTËR QË JAM VLLAI YT !
Dje bëra një shkrim për shkeljet e rradhës të Komunës së Prizrenit, aktualisht e udhëhequr nga sekti i Vetvendosjes, ndërsa sot do t’ju shkruaj për kronoligjinë dhe prapaskenat e turpit !
Shkruan: Abdullah Thaçi
Për vetën nuk kam pse shkruaj e flas, miq e armiq, të gjithë më njihni në mënyrën tuaj. Unë jam fëmiu i parë, prej katër fëmijve të prindërve tanë mësues të respektuar që nga vitet 70-ta të shekullit që shkoi. Të gjithë u shkolluam me mundin e prindërve tanë, që punuan pa u ndal që nga atëherë.
Deri sa unë studiova dhe magjistrova në Shkencat Ekonomike, dy motrat e mia ndjekën rrugën e nanës dhe u diplomuan në Shkencat Ekzakte me notë mesatare pak në 10.
Unë si i pari fëmij, kisha barrën dhe privilegjin të jem pjesë e shumë zhvillimeve të kohës. Vitet e pushtimit, si gjimnazist isha pjesë e organizimit paralel në logjistikën e rezistencës dhe protestat e organizuara nga Unioni i SHLP-së së atëhershme!
Paslufta na gjeti student e aktivist politik. Jo pse e doja politikën dhe lojrat e saj, më tepër ishte formë refuzimi ndaj atyre që i njihja si bashkpunëtorë të regjimit serb, e përqudi pasluftës u bënë “patriot” duke u bashku atyre që vetën e quanin parti të krahut të luftës !
Kështu vazhduam ndaras me ta. Deri në 2007, ne në pushtet e ata në opozitë, pastaj, secili në punën e tij, i ndërruam rrolet.
Avazi i urisë për pushtet, e solli një standard të ri të sistemimit të militantëve, në shumë sektor erdhën njerëz pa dinjitet. Njejt ndodhi edhe në Arsim. Pushteti i asaj kohe, në krye të Arsimit solli një grup matrapzësh me në krye Nexhat Çoçaj, që shisnin vende pune e vjedhnin ku do ku i jepej rasti i parë. E unë si i ma budallai edhe ju shpalla luftë të hapur dhe i zura në hajni të pastër të paras publike! Por, për këtë rast në një moment tjetër në detale!
Pasi s’mund të më bënin gjë mua, ai pushtet atëherë filloi hakmarrjen e hapur ndaj familjes time. Nga ai moment, motra ime u bë me “pikë të kuqe” , ndonëse aspekt formal, as që kualifikohej për testim !
Kështu kaluan dhjet vite, për të ardh një shpresë para katër vitesh. Por e kotë. Asgjë pos emrave të hajnave dhe matrapazëve nuk ndryshoi.
Në konkursin e fundit, për dallim prej atye para këtyre, motra ime u ftua në testim dhe intervistë. Të dyjat i kaloi me me sukses. Të Premtën lista e fituesve ishte gati, aty ishte edhe emri i saj. Por, të Shtunën në mesnatë u ndryshua lista dhe në vend të saj u fut një tjetër, që nuk ishte as pjesë e procesit regrutues!
Sigurisht, unë u intersova dhe provova të kërkoj sqarime nga Kryetari i Komisionit. Por kotë, ai nuk mu përgjigjë mua por një shoku tonë të përbashkët, e atij i tha: për besë nuk kam pas asgjë në dorë, ma kanë hjek prej listës duke më ofru di dëshmi profilin e Facebookut të Dullës e më thanë, hiqe këtë prej liste sepse a nuk pe sheh se ç’ka shkruan ky kundër nesh a ?!
Tash po vazhdojm me procesin e ankimimit, për të vazhdu pastaj me organet e drejtësisë, me shpresë që ato do ta parandalojnë më të keqen e domosdoshme.
Më fal motër që jam vllai yt !