Faruk Tahiri: Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej datës 17 tetor!
Në 4 vitet e ardhshme do të punojmë më shumë për qeverisje të hapur dhe transparente, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, të ndershme dhe profesionale, qeverisjen që Prizrenit ja sjell më shumë zhvillim e qytetarëve ua ngritë më shumë mirëqenien.
Me pushtetin qendrorë që tash ka një qasje krejt tjetër për komunat dhe zhvillimin e tyre, edhe Prizrenin do ta bëjmë një qytet ku biznesmenët shohin më shumë leverdi të investojnë, bujqit të mbjellin, e të rinjtë e të rejat të merren me kulturë e sport siç janë marrë përpara, e siç na kanë bërë përherë krenarë.
Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej datës 17 tetor! 💪
#MytaherHaskuka144✔️
#FarukTahiri11✔️