16 raste të reja me Covid 19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 2 mijë mostrave.
MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 45 pacientëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 481.
“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në njoftim.