Prizren, kaq vota morën kandidatët
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara, për Komunën e Prizrenit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka marrë 537 vota, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka marrë 409 vota, Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës 211 vota.
Lulzim Kabashi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka 54 vota, Zafir Berisha i Nismës ka 65 vota, Afrim Tejeci i Aleancës Kosova e Re 21 vota, Cemajl Smaili nga NDS 43 vota, ndërkaq kandidati i pavarur Milazim Lushaj nuk ka marrë asnjë votë.
Ndryshe, komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Mytaher Haskuka i VV-së dhe Shaqir Totaj i PDK-së.