Bëhet prezantimi final i projekteve zbatuese për Revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” dhe Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren
Sot është bërë prezantimi final i projekteve zbatuese për Revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” dhe Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren.
“Kthyer në retrospektivë në vitin 2017 me z. Edon Mullafetahu, nga OJQ Ec Ma Ndryshe, u zotuam që të iniciojmë këtë nismë dhe ta adresojmë si sfidë tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, thotë Samir Hoxha drejtor i QRTK-së.
Samir Hoxha thote më tej se “e deshi fati që gjetëm mbështetje të fuqishme nga ana e Ministrisë së Kulturës, zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe Komuna e Prizrenit”.
Sipas Samir Hoxhës “ky proces do ishte i pamundur pa përkrahjen e znj. Vjollca Aliu – Drejtoreshë e DTK-së; përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësve profesional të QRTK-së në Prizren, znj. Nora Arapi-Krasniqi, znj. Kujtesa Godeni, z. Jusuf Xhibo, znj. Fitore Bytyqi; punën e palodhshme të z. Enes Toska dhe z. Ares Shporta, si dhe shumë akterëve tjerë të shoqërisë civile dhe njohësve të fushës së trashëgimisë kulturore pa dallim”.
“Pres me pa durim që në vitin 2022 të fillojnë së zbatuari projektet në fjalë, të cilat do të kenë impakt të veqant në rikthimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin tonë” thotë ai.