Hidroregjioni njofton për reduktimet e ujit në lagjet e Prizrenit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët se përshkak të kushtevetë pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht, kemi zvogëlim të kapaciteteve ujore në burime të ujit mbi 50% prandaj, jemi te detyruar në aplikimin e reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si mëposhtë:
Lagja „Bajram Curri“ me zonat përreth do të kenë:
Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
Lagjja „Ralin“,
Lagjja „Lakuriq“,
Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
Lagjja „Qylhani“,
Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
Sheshi „Mbretëresha Teutë|do te kenë:
Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
Lagjja „Dardania“
Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 18:00-22:00
Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në njoftim.