Gjendet vajza që ishte raportuar e zhdukur në Prizren, i dorëzohet familjarëve
Zyra për informim e DRP në Prizren, përmes një komunikate për media, njofton se me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes.
Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit, thuhet në fund të kësaj komunikate.