Babë e bir përleshen mes veti në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se babë e bir në Prizren janë përleshur fizikisht mes veti.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit më pas e ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij.
Pas përleshjes ata kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 08.12.2021-14:35. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dy të dyshuarit meshkuj kosovar babë e birë. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësore. Me urdhër te prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.