12 raste të reja me Covid 19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 12 raste të reja me koronavirus.
Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 1 mijë e 600 mostrave.
Aktualisht, raste aktive në gjithë vendin janë 315.
“Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315”, thuhet në njoftimin e MSH’së.