Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit komunal të Prizrenit ?

Komuna e Prizrenit përmes një komunikatë për media ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit duke filluar nga ora 10:00.

Njoftimi i plotë:

Nesër, e enjte, 23.12.2021 duke filluar nga ora 10:00.do të mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit
Mbledhja është thirrur sipas:
Në bazë të nenit 42 paragrafit 5, lidhur me nenin 43 paragrafit 3 dhe 4, të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, nenit 3 paragrafit 1 pika 1.2, nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenit 29 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr. 01/011-5643, të datës 15 tetor 2008, anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, ka thirrur mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datën 23 dhjetor 2021 (e enjte ), në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 10;00.

Antigona Bytyqi do të jetë e propozuara e PDK-së për kryesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *