Në spitalin e Prizrenit asnjë pacient me Covid 19
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Në trajtim janë edhe 22 të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: Të shtrirë 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 22 post Covid
Në bazë të raporteve të datës 8 janar 2022 nga njësitë përbërëse të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës të shtrirë janë 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 22 të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë