Në Spitalin e Prizrenit 6 pacientë me Covid 19
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale, janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë, prej tyre, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid.
Gjatë ditës së djeshme në trajtim ishin 49 pacientë për shkak të COVID-19, 11 më pak se sot.
Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid