Mbahet mbledhja e dytë e kryetarit Shaqir Totaj me drejtorët
Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna e Prizrenit bën të ditur se është mbajtur mbledhja e dytë e Kryetarit Shaqir Totaj me drejtorët.
Postimi i plotë:
Kryetari, Shaqir Totaj ka mbajtur mbledhjen javore me drejtorët komunal
Kryetari, Shaqir Totaj me prezencë të gjithë kabinetit të drejtorëve komunal, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme të menaxhimit të drejtorive komunale dhe fushëveprimi i mbledhjes javore të drejtorëve.
Kryetari, Totaj ka prezantuar mënyrat e funksionimit të punës si kabinet qeveritar dhe brenda drejtorive, poashtu ka parashtruar kërkesat për drejtorët për përpilimet e planeve vjetore të punës, të organizimit të të punësuarve brenda drejtorive dhe funksionet që ata duhet të kryejnë drejt arritjes së objektivave të përgjithshme të qeverisjes lokale.
Në këtë takim, drejtorët komunal kanë raportuar për punën e tyre të deritanishme, kërkesat që kanë dhe analizat e brendshme që i kanë bërë pas marrjes së detyrës.