Vazhdon aktiviteti i largimit të Lëmoshë kërkuesit ne qytetin e Prizrenit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren po vazhdon me aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit edhe gjate vikendit me 05/06.02.2022.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar tre persona, ku dy prej tyre janë nga republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prishtinë e te cilët janë:
R.R. e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. Adem Jashari ne Prizren.
Z.H e lindur me 1956 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Remzi Ademi” ne Prizren si dhe
S.B. e lindur me 1986 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Remzi Ademi” ne Prizren ,ku te njëjti i është shqiptuar gjoba mandatorë prej 200 euro.
Ndërsa R R dhe Z H janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore. Te njëjtat janë depërtuar ne Republikën e Shqipërisë ,sipas Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112.