Nënkryetari, Kujtim Gashi bashkë me kuvendaren Ymrane Fusha takojnë përfaqësuesit e shoqatës “Gratë e Dëshmorëve”
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka njoftuar se bashkë me kuvendaren Ymrane Fusha ka takuar kryetaren e Shoqatës “ Gratë e Dëshmorëve”, Xhyhere Maqkaj me bashkëpunëtore.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me kuvendaren Ymrane Fusha, pritem në takim Kryetaren e Shoqatës “Gratë e Dëshmorëve” Xhyhere Maqkaj, me bashkëpunëtore, me të cilat biseduam për problemet dhe sfidat e funksionimit të shoqatës, si mungesën e hapësirave dhe fondeve për zhvillim të aktiviteteve.
U zotova se si komunë do të mbështesim aktivitetet e grave, veçmas të kësaj shoqate e cila ka një numer të madh të anëtareve të cilat kanë potencial të realizojnë projekte dhe aktivitete të shumta. KG