Lirohet nga paraburgimi i dyshuari në rastin e tentim grabitjes së argjendarisë ku u përdorën edhe armët në Prizren

Ibrahim Qadrakut i është zëvendësuar masa e paraburgimit dhe i është vendosur masa më e lehtë e sigurisë ajo për paraqitje në stacion policor.Qadraku për dy muaj ka qenë në paraburgim lidhur me dyshimet për kryerjen e disa veprave penale gjatë tentim grabitjes së një argjendarie në qendër të Prizrenit ku u plagosën gjithashtu dy pronarët babë e bir.

Qadraku së bashku me Leutrim Latifin dyshohen se të maskuar dhe të armatosur tentuan që të grabisnin një argjendari në Prizren, e të cilët hasën në rezistencën e pronarit dhe djalit të tij ndërsa këta të fundit ishin plagosur nga armët.Pas këtyre veprimeve të njëjtit dyshohet se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale si, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje apo posedim të armëve pa leje, grabitje, sulm ndaj personave zyrtar si dhe asgjësim i pasurisë.

Këto vepra dyshohet se i kanë kryer të lartpërmendurit pasi që të njëjtit pasi kishin tentuar të grabisnin argjendarinë ishin larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa kishin grabitur një veturë të një kalimtari dhe gjatë ikjes dyshohet se kanë sulmuar edhe policinë, tutje kishin djegur veturën e qytetarit dhe ishin larguar me një veturë të tretë në drejtim të panjohur.Zëdhënësi i Gjykatës në Prizren, Marcel Lekaj në disa përgjigje për KALLXO.com ka treguar se ka qenë Prokuroria që ka kërkuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të paraqitjes në stacion policor.

“Në kërkesë është theksuar se janë ndërmarrë veprimet hetimore dhe në raport me të pandehurin I. Q., dhe kanë pushuar arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit”, shpjegon Lekaj, kërkesën e prokurorisë.
Pas kësaj kërkese sipas Lekajt, gjykata ka vlerësuar se arsyet janë të bazuara dhe Ibrahim Qadrakut i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është zëvendësuar me masën tjetër të paraqitjes në stacion policor.Prokurori i rastit Metush Biraj i kontaktuar nga KALLXO.com ka treguar se kanë kërkuar vazhdimin e kësaj mase ndaj Ibrahim Qadrakut.Qadrakut i është vazhduar e njëjta masë deri më 18 prill.

Në përgjigjet e Gjykatës në Prizren theksohet edhe se në vendim shkruhet se nëse Ibrahim Qadraku nuk paraqitej në stacion policor një herë në javë të njëjtit menjëherë do t’i zëvendësohej masa me paraburgim.KALLXO.com mëson tutje se ndaj të dyshuarit tjetër, Leutrim Latifi ende është paraburgim së bashku me një person tjetër Adnan Arifoviq.

Një tjetër person i dyshuar se është i involvuar në rast është në arrest shtëpiak.KALLXO.com raportoi në vazhdimësi për rastin. Madje në nëntor KALLXO.com publikoi edhe pamje ekskluzive të arrestimit të të dyshuarve për ngjarjen në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *