22 raste të reja më Covid 19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me COVID-19.
Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 900 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 633.
“Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.
Në total numri i rasteve aktive është 633”, ka njoftuar Ministria.