A duhet të izolohen qytetarët pas kthimit nga Shqipëria? – Flet infektologu kosovar
“Në Shqipëri gjendja epidemiologjike është më e mirë sesa në Kosovë atëherë si përfundim i logjikshëm edhe profesional rrjedh se nuk ka nevojë për kurrëfarë masash shtesë që të aplikohen për personat të cilët gjatë kësaj feste kanë qenë në Shqipëri”, tha Tolaj për RTV21.
“Mendoj se kishte me qenë e udhës që sa më shpejt edhe këto masa që janë këu tek ne të ndërpriten. T’iu kthehemi masave më të logjikshme dhe të fokusohemi në aspektin e imunizimit gjegjësisht sigurimit të vaksinave dhe imunizimit të qytetarëve sa më shpejt që është e mundur”, shtoi Tolaj.