Abi Center shenon 15 vjetorin e themelimit, adresë ku shpërblehet konsumatori
Në themelet e vitit 1965 dhe muret e ngritura nëpër vite nga viti 1988, 15 vite më parë në qytetin e Prizrenit nis punën Qendra tregtare Abi Center. E Prizrenit, në Prizren dhe për Prizrenin. Abi Center u rrit bashkë me konsumatorin.
Besimi i konsumatorit, i fituar me shumë punë dhe më cilësi të shërbimit, ABI-n e shndërroi në gjigantë ndërsa, duke u rritur me kërkesat e konsumatorëve u shndërrua në shenjë dalluese, jo vetëm në qytetin e Prizrenit, por edhe përtej kufijve të Kosovës.
ABI është sinonim i suksesit, ndërsa ABI Center adresa e prodhimeve cilësore jo vetëm të Kompanisë ABI, por edhe të prodhuesve cilësorë vendor dhe të huaj.
15 vjet shumë punë, shumë sfida por edhe shumë suksese në rritjen e kësaj Qendre. Menaxheri i ABI-it, Alajdin Fusha thotë se 15 vjetori i punës është emocion dhe kënaqësi sepse thotë ai 15 vjet jemi bashkë me konsumatorin duke e shërbyer atë.
“Po vërtet është një emocion, vërtet është një kënaqësi që 15 vjet jemi bashkë me konsumatorin tonë, jemi bashkë në qytetin e Prizrenit dhe veprojmë bashkë duke e shërbyer konsumatorin” thotë menaxheri Alajdin Fusha në festën e 15 vjetorit të ABI CENTER.
Si çdo fillim edhe fillimi i punës, 15 vjet më parë në “ABI CENTER” ka qenë sfidë dhe përgjegjësi.
“ Ndonëse fillet e punës në këtë sektor nisin në vitin 1965 nga gjyshi ynë, ndërsa vazhdon me hapjen e supermarketit të parë në Prizren në vitin 1988, hapja e qendrës tregtare ishte sfidë dhe përgjegjësi. Sfidat i kemi kaluar një nga një nja, ndërsa përgjegjësinë e kemi ngritur ne nivelin maksimal prandaj sot jemi një Qendër tregtare stabile dhe profesionale”.
ABI-n dhe stafin menaxhues e rritën dhe e zgjeruan por edhe e profesionalizuan kërkesat e konsumatorëve. Zgjedhja e njerëzve profesional, cilësia e mallit dhe çmimet konkurruese e kanë shndërruar ABI Center në adresë të blerjeve.
Në Abi center në katin e parë, konsumatori i ofrohen ushqimet më cilësore dhe të freskëta të prodhimeve të ABI-t dhe prodhuesve më cilësor të vendit dhe të huaja. Cilësia, por edhe çmimi janë shenja dalluese e sektorit të ushqimit.
Në katin e parë gjithashtu janë produktet higjienike, duke u nisur nga prodhimet e ABI fresh deri te prodhimet me cilësore të markave të njohura të produkteve higjienike.
Në katin e dytë, që qytetarët e quajnë kati i tekstilit në ABI Center, ka shumëllojshmëri të zgjedhjeve cilësore dhe sipas shijeve të të gjitha moshave.
Në katin e tretë janë markat prestigjioze botërore të teknikës së bardhë. Ka zgjedhje për të gjitha shijet, por edhe për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Nëse je duke u ngjitur në katin e katërt dhe ende nuk keni vendosur apo keni dilema për blerjet, në restaurantin e ABI iu ofrohet qetësi me një kafe apo lëngë, ushqim sipas shijes suaj dhe një ëmbëlsirë që si në ABI Center nuk e gjeni askund tjetër.
Nëse i keni edhe fëmijët me vete dhe dëshironi që atyre të ju ofroni çaste të paharrueshme, i pret një botë e magjishme e lojërave dhe lodrave që ata i adhurojnë.
Edhe po i harruat ata janë të sigurt, dhe kënaqen. Ju edhe blerjet mund ti bëni të qetë dhe megjithatë mos I harroni fëmijët sepse ata do të dëshironin që aty të rrinë ditë të tëra.
ABI tërë kohën mendon për konsumatorin, për shërbimin profesional për cilësinë, por mendon edhe për shpërblim.
“Për nder të 15 vjetorit ABI Center dhuron një veturë Mitsubishi ASX për një blerës fatlum. Me blerjen e star artikujve star të gjithë konsumatorët mund të jeni pjesëmarrës të lojës së madhe shpërblyese.Me shumë dhurata dhe surpriza të tjera , si 5X Frigorifera, 5X Lavatriçe dhe 10X Telefona Xiaomi 11, ABI Center feston konsumatori fiton!.. Vlera e kuponit duhet të jetë mbi 20€. “, njofton Alajdin Fusha.
Për stafin menaxhues dhe të gjithë punëtorët në ABI CENTER, konsumatori gjithmonë ka të drejtë.
“Zakonsiht jemi 24 orë afër konsuatorit. Është zyra e konsumatorit. Ne mundohemi që mënjehërë të përgjigjemi secilit shqetësim eventual të konsumatorit por më shumë kemi lëvdata se ankesa. Çdo paqartësi të konsumatorit e sqarojmë apo ndonjë parregullsi eventuale” thotë Alajdin Fusha.
Kompania më e madhe në Prizren dhe e Prizrenit ABI, në 15 vjetorin e punës së suksesshme dëshmon se rritet bashkë më kërkesat e konsumatorit. Adresa e blerjeve QENDRA ABI, ABI STORE dhe ABI Plus janë edhe adresa e shpërblimit për konsumatorin.