Adem Shabanaj zë i veçantë në Kuvendin Komunal të Prizrenit – kërkon besimin për një mandat të ri
Gjatë tetë viteve ka qenë zë i veçantë në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i adresuar problemet e qytetarëve, dhe duke kërkuar zgjidhje për probleme të ndryshme.
Ky është Adem Shabanaj, anëtar i Kuvendit Komunal nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që edhe për një mandat të ri, i hynë garës për kuvendar.
“Gjatë dy mandateve si pjesë e Kuvendit të Prizrenit, jam përpjekur gjithmonë të jem në shërbimin të qytetarëve, të adresoj e të gjej zgjidhje për çdo ankesë apo kërkesë të tyre – thotë Shabanaj.
Ai beson se qytetarët janë të kënaqur me punën e tij dhe se do të ketë përsëri mbështetjen qytetarëve.
Adem Shabanj mban numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në mandatin e ri, Shabanaj synon të vazhdojë punën për zhvillimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën, fuqizojnë politikat sociale dhe krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë e qytetit.
“Prizreni ka potencial të madh dhe me besimin tuaj do të vazhdoj ta çoj përpara vizionin për një qytet modern dhe gjithëpërfshirës,” thekson ai.
