Afërdita Morina – Biffar: Problemeve infrasturkurore do tu gjindet zgjidhja ne qeverisjen e Anton Qunit

Problemet e shumta infrastrukturore nëpër lagjet e qytetit, në park e hapësira tjera publike dhe nëpër fshatrat e komunës së Prizrenit, do të marrin trajtim e do tu gjindet zgjidhja ne qeverisjen e Anton Qunit.

Shkruan: Afërdita Morina-Biffar

Ai është kryetari që i duhet Prizrenit, sepse është modest, punëtor, fjalëpak dhe i përgjegjshëm karshi obligimeve që merr.

Çdo kush e do një kryetar komune që në qendër e ka qytetarin, i dëgjon me vëmendje dhe i merr seriozisht ankesat e kërkesat e tyre.

Prizrenasit e kanë rastin e mirë me i besu njeriut që ua mbanë derën hapur e që i përfshinë në vendimarrje.
Transparenca dhe llogaridhënja, janë shtyllat mbi të cilat do të mbështetet qeverisja e komunës nën drejtimin e kryetarit, Anton Quni.

I dashur me mjekun, bashkëbisedues i hapur me mësuesin e taksistin, me punëtorin që pastron rrugët, me kamarierin që i sjellë kafen, me shitësin që i shërben..me secilin qytetar e qytetare pa dallim etnie, feje e profesioni.
Për të Prizren nuk është vetëm Shadërvani e Ortakolli, për Antonin, Prizren është cdo centimetër e teritorit të komunës, që nga fshatrat më të thella e lagjet më periferike të qytetit e deri te ato nënkala e anash Lumbardhit, nga Tusuzi e deri në Kurillë..dhe çdo rrugë e rrugicë ku jetojnë prizrenasit që janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës në mes qytetarëve me etni, gjuhë e fe të ndryshme.

Prizreni është i të gjithëve e Antoni do të jetë kryetar për të gjithë.

Krenare me qenë pjesë e ekipit dhe përkrah njeriut që një jetë të tërë ia ka kushtuar vendit dhe popullit të vet.

Perkushtimi i tij për tu shërbyer qytetarëve e bënë kandidatin e vetëm serioz për ta drejtuar Prizrenin.

AntonQuniKryetar

PërPrizreninQëDuam

aferdita8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *