Aksident në Prizren, policia thotë se ka persona të lënduar
Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tranzit në Prizren. Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.
Këto informacione i dha për Gazetën Express Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.
“Rreth orës 08:19 jemi informuar për një aksident në rrugën Tranzit në Prizren. Janë përshi dy automjete, ka persona të lënduar por nuk dihet saktë sa janë lënduar”, tha Bytyqi