Aksidenti me fatalitet në Prizren, policia del me raport
Policia e Kosovës ka dal me raport lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Prizren-Reqan.
Sipas policisë, një vozitësi duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë.
Më pas nga ekipi i urgjencës është konstatuar që vozitësi ka vdekur, teksa pasagjerja grua, pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
“Rr. Rajonale Prizren-Reqan, 06.03.2024, 15:40. Vozitësi mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i urgjencës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e vozitësit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një femër kosovare e cila pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.