Aksion vullnetar për largimin e mbeturinave në lagjen ” Bajram Curri”
Të hënën, është organizuar një aksion vullnetar për largimin e mbeturinave nëpër rrugët e lagjes ” Bajram Curri”.
Thirrjes së mirëmbajtësve të faqes së lagjes ” Bajram Curri” në rrjete sociale për pastrimin e ambientit nga mbeturinat, i janë përgjigjur banorët, drejtuesit dhe anëtarët e shkollës së futbollit ” Lidhja e Prizrenit” dhe aktivistë të OJQ ‘ Ec ma ndryshe”.
Banori i kësaj lagje dhe njëkohësisht përgjegjësi i shkollës së futbollit dhe lojtari i dikurshëm i Lirisë, Ismail Berisha, tha se si banorë pa hezitim i jemi përgjigjur ftesës për të pastruar ambientin duke i kyçur edhe fëmijët.
Kaltrinë Kolukaj nga ” Ec ma ndryshe”, tha se edhe ne si organizatë i jemi bashkuar këtij aksioni i cili në radhë të parë ka për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për ta mbajtur të pastër ambientin, dhe shtoi se kësilloj aktivitete ambientale kemi menduari si organizatë të realizojmë edhe ne nëpër në lagjet tjera të Prizrenit.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe futbollisti i ri i ” Lidhjes së Prizrenit”, Emir Bytyçi, i cili tha se ndjehet mirë që ai dhe bashkëmoshatarët e tij janë pjesë e pastrimit të ambientit, dhe apeloi tek qytetarët që mos të hudhin mbeturina vend e pa vend, ndërsa tha se edhe kompanitë përkatëse të merren më seriozisht në menaxhimin e mbeturinave.
Ndryshe, gjatë këtij aksioni janë mbledhur dhjetëra thasë me mbeturina, ndërsa vlen të përmendët se të rinjtë që merren me mirëmbajtjen e faqes së kësaj lagje janë mjaft aktiv në identifikimin e shumë problemeve që shqetësojnë banorët e saj./ TV Prizreni