Alban Bislimaj: Aktiviteti politik nuk mbaron gjersa nuk mbaron vullneti për t’i shërbyer vendit

Alban Bislimaj është kandidatë i PDK-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai në listën e PDK-së garon me numrin 20. “Aktiviteti politik është angazhim afatgjatë. Ai, kurrë nuk mbaron gjersa nuk mbaron vullneti për t’i shërbyer vendit” thotë Alban Bislimaj në njoftimin e tij se është kandidat.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, qytetarë të Prizrenit

Të nderuar aktivistë e simpatizantë të PDK-së

Aktiviteti politik është angazhim afatgjatë. Ai, kurrë nuk mbaron gjersa nuk mbaron vullneti për t’i shërbyer vendit.

Ju njoftoj se në zgjedhjet lokale 2021, do të jem kandidat për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 20

Jam i lumtur që në këtë garë zgjedhore, do t’na prijë kryetari z. Shaqir Totaj, i cili ka vizion të qartë për t’ia kthyer Prizrenit krenarinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur.

Prandaj, mbështetja e juaj është domethënëse për ne. Është nder e përgjegjësi e madhe. 

Na priftë e mbara!

#PDK177 ✅

#ShaqirTotaj✅

#AlbanBislimaj20✅

#BashkëPërPrizrenin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *