Alban Bislimaj: Edhe sot, si çdo herë tjetër ndjehem krenar, që jam banor i fshatit Kobaj
Edhe sot, si çdo herë tjetër ndjehem krenar, që jam banor i fshatit Kobaj.
Ne sot jemi këtu, për ta shpalosur programin PDK-së në Prizren.
Qeverisja në shkuarje e dimë fare mirë se çfarë pune ka bërë në fshatin Kobaj, si dhe në Prizren.
Vlen të ceken:
1) Kjo qeverisje bëri disa mini rrugë, të cilat as që ishin në projekt, por u punuan si mbetje të projekteve tjera. Para disa dite edhe vetë e pash gjendjen e rrugës dhe më thanë që duhet larguar kubëzat për t’u rishtruar sërish rruga.
Rrugët e shtruara u bënë vetën tek lagjet e militantëve, ose tek njerëzit me imponime politike.
2) Sa u përket subvencioneve kanë marrë vetëm ata individë që janë militant të VV. Pra, nuk është bërë shpërndarja sipas meritave për të gjithë banorët e fshatit dhe të Prizrenit.
*** Përkushtimi im si kuvendar i kuvendit të Prizrenit, do të jetë i barabartë dhe i njejtë për të gjithë.
••• Plani im për fshatin Kobaj është ky:
1) Përpjekja maksimale për zgjidhjen e ujit të pijshëm.
2) Infrastruktura e shkollës, duke përfshirë rrethoja, fusha sportive, si dhe parqe me gjelbrim në këto objekte.
3) Rregullimi i rrugëve dhe rrugicave në çdo lagje.
4) Kanalizim për çdo shtëpi.
5) Ndriçim publik në çdo lagje.
6) Asfaltim të rrugës për në Kobin e vjetër, ku tani kjo hapësirë është bërë një atraksion turistik dhe që mund të hapen biznese të ndryshme.
Ju mund të pyetni se a mund të realizohen këto. Unë ju them që PO! Them po, ngase kryetarin e kemi një njeri me vlera, që di t’i llogaritë gjërat në mënyrë të shkëlqyer dhe se nuk do t’i kthejmë në suficit në qeveri, kur kemi shumë e shumë punë, që janë të nevojshme për qytetarët.
Nëse do ta kemi mbështetjen e juaj me 17 tetor, JU, UNË e SHAQIR TOTAJ do të jemi fitues në komunën e Prizrenit.
Është mëkat t’i humbasim edhe katër vite. Nuk na e fal as historia edhe njëherë një GABIM të tillë.
Bëhemi bashkë, sepse bashkimi bën fuqinë dhe Mytën që s’e mbyti korrupsionin e qojmë në opozitë, aty ku e ka vendin.
#PDK177 ✅
#ShaqirTotaj ✅
#AlbanBislimaj20✅
#BashkëPërPrizrenin 🤝🤟