Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, në takim pune me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim
Amsadori i Kosovës në Shqipëri është takuar me amasadoren e SHBA-së në një takim pune.
Postimi i plotë
Në rezidencën e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shkelqësisë së saj Zonjës Yuri Kim, së bashku me bashkëshorten Fatmire Zogu – Hasani.
Një mikëpritje e përzemërt, një debat i sinçertë, një shpjegim gjuhe, kulture, gjaku e etniteti kombëtar e politikë i Shqiptarëve në ballkan, një histori e dhembshme me virtyte e civilizim perendimor i Shqiptarëve në çdo kohë e rrethanë politike në luftë për liri e demokraci.
Një respekt të veçantë për Amerikën në mbrojtjen e kombit Shqiptar në vitet kritike të qenies së tij si komb, në vitet njëzetë dhe në vitin njëmijë e nëntëqindtë e nëntëdhjetë e nëntë, në luftën e Kosovës për liri e çlirim nga Serbia.
Një falenderim e nderim të veçantë për të gjithë ata shtetas e Kongresmen Amerikan, që dhanë çdo gjë për lirinë tonë, për vendosjen e Lirisë, paqes, barazisë në ndërtimin e zhvillimin e shtetit të Kosovës.