Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani viziton Kompaninë Doni Fruits

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, njofton se i ka vizituar “ ambientet e kompanisë nga Kosova, Doni Fruits, në Lushnjë; një investim që kap shifra me miliona euro në fushën e bujqësisë, e cila ka hapur me mijëra vende pune dhe ka siguruar tregun e prodhimeve për pjesën më të madhe të fermerëve shqiptar”.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë sot, në cilësinë e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri të vizitoj ambientet e kompanisë nga Kosova, Doni Fruits, në Lushnjë; një investim që kap shifra me miliona euro në fushën e bujqësisë, e cila ka hapur me mijëra vende pune dhe ka siguruar tregun e prodhimeve për pjesën më të madhe të fermerëve shqiptar.

Fal kësaj kompanie shumë produkte shqiptare janë çertifikuar nga Global GAP dhe të tjera janë në proces, duke u dhënë, kështu mundësinë produkteve #MadeinAlbania të njihen në të gjithë botën.

Doni Fruits nuk është vetëm një fuqi në eksportin e prodhimeve bujqësore, por një dëshmi e qartë e bashkëpunimit dhe bashkimit ekonomik Kosovë – Shqipëri.

Kjo kompani është treguesi dhe udhërrëfyesi për investitorë të tjerë potencial.

I uroj suksese #DoniFruits në përmbushje të aspiratave dhe vizionit të tyre, pasi suportin e Ambasadës së Kosovës ata e kanë patur, e kanë dhe do ta kenë gjithmonë, sikundër çdo investitor tjetër nga Kosova në Shqipëri !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *