Anton Quni: Biznese që krijojnë vende pune për gra e vajza, gjatë qeverisjes time, do ta kenë mbështetjen e veçantë duke i subvencionuar dhe stimuluar
PUNTEX, që kryesisht prodhon veshje- uniforma të ndryshme, është një storie e suksesit në Prizren.
– Tre partnerët ndërmarrës, Shpendi, Ramadani dhe Yrani, na kanë njohur me sfidat e kompanisë së tyre ndër vite, hapat e veprimtarisë, problemet dhe vështërsitë të cilat nuk janë të pakta, në rrugëtimin e tyre të të bërit biznes.
– Tre persona të dashur, modest e të përkushtuar në punën që bëjnë, kanë arritur që suksesshëm të hapin dhjetra vende pune, kryesisht për gra dhe vajza të reja.
– Biznese të tilla, që krijojnë vende pune për gra e vajza, gjatë qeverisjes time, do ta kenë mbështetjen e veçantë duke i subvencionuar dhe stimuluar për më shumë vende pune.
– Parkun e Biznesit, që do t’ua lehtësonte zhvillimin e veprimtarisë, do ta finalizojmë në afat rekord duke e paisur me infrastrukturën e nevojshme që nuk e ka momentalisht, si dhe duke e bërë parcializimin në bashkëpunim me bizneset, sipas nevojave dhe specifikave të veprimtarive përkatëse.
– Ndërmarrësve, ne do t’u krijojmë sa më shumë lehtësira, sepse ata janë bartësit e zhvillimit të Prizrenit dhe uljes së papunësisë.
– Me Hanefiun dhe ekipin tim kemi listuar të gjitha ankesat e kërkesat e tyre, dhe me to, ne do të merremi seriozisht qysh në fillim të mandatit tonë.
Shpend, Ramadan e Yran, ju faleminderit për pritjen e suksese pa fund juve e PUNTEX-it.
#BashkePerPrizrenin
#ProdhimiZhvillonKomunen