Anton Quni: Nasheci, meriton më mirë

Vizitova Nashecin, dhe atje kuptova që banorët e rrugës “Besim Shala”, janë lënë në mjerim të skajshëm infrastrukturor. Pa kanalizim e pa rrugë të shtruar, detyrohen të ecin nëpër baltë e të jetojnë me kundërmimin e ujërave të zeza gjithandej.

Kjo qeveri lokale që i tepronin milionat, nuk ka pasur ide, kreativitet e as vullnet që; qytetarëve të komunës tonë t’ua përmirësoi standardin jetësor, prandaj meriton të ndëshkohet me votë.

Së bashku do ti rregullojmë cfarë kanë prishur e do te investojmë në infrastrukturë nëpër gjithë fshatrat e komunës, ku ka nevojë.

Nasheci, meriton më mirë.

Nasheci është ndër prioritet e mia për ta bërë, jo vetëm të jetueshëm për banorët e fshatit, por edhe një ndër atraksionet turistike për vizitorët.

Ne kemi ekspertizë, vullnet dhe kompetencën e duhur për ta bërë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.

#BashkohuniMeNe

#AtaIProvuatNukDinëMëMirëSeKaq

#LDK160 ✔

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *