Anton Quni: Ne do të bëjmë të pamunduren të mundur që KF “Liria” të merrë trajtimin e duhur

Ditën time e kam vazhduar me vizitë në KF “Liria”, ku nga afër i dëgjova ankesat e kërkesat e stafit menaxhues dhe sportistëve.

– Edhe këtu qeveria lokale ka dështuar të ofroj përkujdesjen e nevojshme.

– Projekti i ndërtimit të stadiumit dhe objekteve përcjellëse është stopuar nga komuna, pa dhënë asnjë shpjegim.

– Objektet e ndërtuara po shndërrohen në gërmadhë dhe strehë e përdoruesve të narkotikëve dhe gjërave tjera devijante.

Kjo qeveri që; në gjithcka e gjithkund ka dështuar, me votë duhet ndëshkuar.

Ne do të bëjmë të pamunduren të mundur që KF “Liria” të merrë trajtimin e duhur, në mënyrë që “Liria” të ketë mundësinë infrastrukturore të arrijë suksese me të cilat do të krenohemi të gjithë.

#LDK160

#PërPrizreninQëDuam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *