Anton Quni: Parku i qytetit duket si mos më keq
Të dashur qytetarë,
Sot kam kaluar kohë në Parkun e Qytetit, të vetmin ku qytetarët prizrenas, mund të kalojnë kohën e tyre të lirë, por fatkeqësisht, parku dukej si mos më keq.
Mbeturina gjithandej, drurë që u thyhen degët dhe bien përtoke duke rrezikuar jetërat e qytetarëve, tualetet jashtë funksionit, ndriçim që punon pjesërisht brenda dhe jashtë parkut, ura e shkatërruar, lumi i mbushur me mbeturina që notojnë mbi të, si dhe kaos e parregullsi gjithandej në parkimin e veturave mbi hapësirën e gjelbëruar të parkut…
Është për keqardhje se si me neglizhencën e paaftësinë e pushtetit aktual, Prizreni u shndërrua nga një qyteti që konsiderohej ndër më të pastërtit në vend, në qytetin më të ndotur!
Si është e mundur me qenë kaq të paaftë e të painteresuar për të ofruar një shërbim minimal për qytetarët që mes tjerash njihen si taksapaguesit ndër më të rregullt në vend.
Prizreni dhe prizrenasit nuk e meritojnë një trajtim të tillë, prandaj po afron koha kur ata vet do ti ndëshkojnë me votën e tyre këta që dështuan plotësisht në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të veta karshi qytetarëve.
Ne zotohemi se parkut dhe hapësirave publike do t’u japim rëndësinë e merituar me përkujdesje maksimale.
LDK160
BashkohuniMeNePërPrizreninQëDuam
Vaksinohuni