Anton Quni: Rikthimi i LIDHJES po fillon nga qyteti i LIDHJES
Rikthimi i LIDHJES po fillon nga qyteti i LIDHJES.
Me kryetarin, Lumirin, Hanefiun, me një armatë profesionistësh, gra e burra, djem e vajza të devotshme, kaluam një ditë të mrekullueshme.
Vizituam lagje të tëra, gjithandej takuam qytetarë të mirë, të urtë e fisnik të Prizrenit.
Na përshëndetën përzemërsisht, na ftuan bujarisht e bashkëbiseduan me ne ngrohtësisht.
Te rrapi shekullor, nënkala, buzë Lumbardhit, kalldërmave të Shatërvanit, e nëpër rrugët katakteristike të ngushta, shëtitë dhe kahdo që shkuam e ndiem rikthimin tonë të madh.
Takuam edhe afaristë të suksesshëm, zejtarë e njerëz të profesioneve të ndryshme.
Çajtoret e vogla e qebaptoret tradicionale i vizituam, shijuam caj e qebapa, e me pronarët bashkëbiseduam.
Kudo ndjehej fryma e nevojës për ndryshim.
U zotuam se së bashku me ta, do ta bëjmë kapërcimin e madh, që qyteti i LIDHJES ti rikthehet LIDHJES, për t’ja rikthyer namin e zanin e mirë që kishte, jo vetëm në Kosovë, por në rajon e më gjerë kur qeverisej nga LDK-ja.
Faleminderit kryetar Lumir që Prizrenin tonë e ke për zemër, dhe e ke vënë në qendër të fokusit tënd e të gjithë LDK-së.
Faleminderit gra e burra, djem e vajza për një ditë fantastike, për angazhimin dhe punën e palodhshme për fitoren tonë të madhe.
#LDK160
#LidhjaPoRikthehetNëQytetineLidhjes