Anton Quni: Së bashku do ta bëjmë ndryshimin pozitiv, për të mirën e përgjithshme.

Kandidati për kryetar i LDK-së, Anton Quni sot ka qenë në fshatin Korishë.

Postimi i plotë:

Gjithmonë është kënaqësi me i taku qytetarët e fshatit Korishë.

Aktivistët e Nëndegës tonë atje janë duke punuar çdo ditë në shpalosjen e programit për qeverisjen e komunës.

Në një bashkëbisedim që zhvillova me banorët, së bashku me kandidatin për Kuvendar nga ky fshat, Latif Dakaj, edhe njëherë u zotova se gjatë mandatit tim do ta perfundojmë rregullimin e shtratit të lumit te fshatit, rregullimin e rrugës Korishe- Grikoc, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit për ato biznese e familje që nuk janë të kyqura si dhe rregullimin e rruges per Kabash e shtratin e Përroit te lagja e Zekajve.

Së bashku do ti ndëshkojmë me votë, ata që nuk punuan asgjë dhe do ta bëjmë ndryshimin pozitiv, për të mirën e përgjithshme.

Ju faleminderit për pritjen!

#LDK160

#PërPrizreninQëDuam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *