Anton Quni: Zgjedhjet e tetorit do të jenë rast i mirë që të ndëshkohet ky kabinet i paaftë për të menaxhuar me Prizrenin
Të dashur qytetarë,
– sheshi i Shadërvanit, përgjatë gjithë verës, ngjante në kantier ndërtimi dhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, nuk arritën ta shijojnë kënaqësinë e ecjes mbi kalldrëmet karakteristikë të lashtësisë së Prizrenit.
– Qeveria lokale, pasë përfundimit të punimeve të projektit të intalimit nëntokësor të kabllove elektrike, nuk është përkujdesur fare që kubëzat e kalldrëmit të rikthehen në gjendje të rregullt
– Sot deri sa ecja sheshit, ai dukej si mos më keq. Mosngjeshja e tamponit me standardet e duhura, kubëzat e hedhura njëra pranë tjetrës në mënyrë të parregullt pa e përcjellur mozaikun dhe parregullësi të tjera që përgjatë gjithë mandatit të kryetarit Haskuka nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar, janë pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të qeverisjes së tij skandaloze.
Prizreni, qyteti i trashëgimis tonë kulturore, i lashtësisë qe flet në çdo rrugë e rrugicë, qendra e turizmit dhe bukurisë natyrore, kryeqyteti i dashurisë shpirtërore të gjeografisë shqiptare, nuk e ka merituar këtë degradim të skajshëm.
Zgjedhjet e tetorit do të jenë rast i mirë që të ndëshkohet ky kabinet i paaftë për të menaxhuar me Prizrenin.
Antoni