Arrestohen dy persona në Prizren për kanosje dhe përdorim të armës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, të dyshuar për kanosje dhe përdorim arme. Ngjarja ka ndodhur më 15 mars 2025, në rrugën “Brigada 126”, ku të dyshuarit kanë kanosur dy viktima dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (që dyshohet të jenë me gaz) dhe një granatë dore, e cila është tërhequr nga njësiti i specializuar EOD.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *