Arrestohen dy persona në Prizren, po kontrabandonin municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *