Arrestohen dy persona, sekuestrohen automjete, armë e para të gatshme në një aksion kundër fajdes në Prizren
Një aksion kundër fajdes është duke u zhvilluar në Prizren.
Lajmin për medie e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Ai tha se ky aksion është vazhdimësi i një aksioni tjetër.
“Është një aksion kundër fajdes, vazhdimësi e një rasti të mëhershëm që e kemi pasë dhe i kemi arrestuar sot edhe dy persona”, tha ai.
Kryeziu shtoi se janë sekuestruar dy automjete, dy armë, para të gatshme dhe prova materiale.