Arrestohen katër persona për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Rahovec
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Rahovec nën dyshimin për kryerjen e veprës “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.”
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË & Armëmbajtje pa leje
Rahovec /24.02.2024-23:45 Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësorMe vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.