Arrestohen tre meshkuj dhe dy femra në Prizren, dyshohen për keqpërdorim seksual
Policia ka ndaluar një automjet në të cilin gjendeshin tre meshkuj dhe dy femra nga Kosova.
Asnjëra nga femrat nuk kishin me vete dokumentet e identifikimi.
Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarve, të cilët janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, viktimat, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht, janë dërguar për ekzaminim mjekësor.