Arrestohen tre persona për rastin e sulmit të Kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve të Peshkimit në Liqenin e Vërmicës
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka arrestuar edhe tre (3) persona A.S., S.P., dhe I.S, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se me datë 02.09.2023 rreth orës 06:15, në fshatin Vërmicë, komuna e Prizrenit, saktësisht tek bregu i liqenit “Drini i Bardhë”, derisa të dëmtuarit M.V., L.M., N.Rr., po bënin inspektimin në liqenin “Drini i Bardhë” lidhur me peshkimin ilegal, pasi që janë fjalosur të dyshuarit L.S., A.S., A.S., S.P., dhe I.S., me të dëmtuarit, dhe më pas i kanë sulmuar duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, të konstatuara nga Raportet mjekësore.
Me këto veprime, të lartëcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për të njëjtit, prokuroria brenda afatit ligjor ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.