Arrestohet i dyshuari nga Prizreni, tentoi ta dhunonte të dashurën

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar në Prizren. I njëjti dyshohet për dhunim në tentativë.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij, viktimës femër kosovare, të kryejë marrëdhënie seksuale.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *