Arrestohet në Vërmicë
Arrestohet R.GJ, 38-vjeçar pasi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, M.F, 33-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I arratisuri nga Ferizaji, i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.05.2021,kishte trajtuar një rast dhunë në familje. Në lidhje me këtë, kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F (F/SH/SH) 33 vjeçare , ngaqë bashkëshorti i sajë, me inicialet R.GJ (M/SH/K) 38 vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete. Meqë, rasti ishte raportuar në polici , i dyshuari ishte arratisur dhe nuk është paraqitur në polici . Policia, nga rajoni i Ferizajt, kishte marr veprimet e duhura policore dhe të njëjtin e ka futur në ‘’Stop listë’’ dhe me datën 08.07.2021, rreth orës 18:50, i dyshuari i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë”, thuhet në komunikatën e Polcicisë.
38-vjeçari është ndaluar për 48 orë.
“Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”.