Arrestohet një person në Prizren, dënohet me 196 ditë burgim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar personi i kërkuar G.K., 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Detyrim’’, “Mashtrim“ si dhe raste tjera.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *