Arrestohet një person në Suharekë, sulmoi fizikisht tre persona
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë pasi i sulmoi fizikisht pesë persona, përfshirë dy femra.
Sipas policisë, viktimat më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
“Suharekë, 11.08.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, me ç ’rast u ka shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari-arrestuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.