Arrestohet një person për kanosje dhe gjuajtje me armë në Suharekë
Policia se ka arrestuar një person në Bllacë të Suharekës.Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka kanosur verbalisht një person dhe ka shtënë me armë zjarri.
Si provë materiale, Polica ka konfiskuar një armë gjuetie.Polica thotë se, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.